Jeff Bezos ka rimarrë sërish titullin e personit më të pasur në botë, duke lënë pas sërish Elon Musk, i cili qëndroi gjashtë javë në krye të listës. Musk humbi rreth 4.5 miliardë dollarë të martën pasi aksionet e Tesla-s ranë 2.4 përqind, duke e zhvendosur në vendin e dytë, sipas Indeksit të Miliarderëve Bloomberg.
Pasuria e Bezos gjithashtu pësoi ulje por humbja e tij nuk ishte aq esktreme, duke marrë një goditje prej rreth 372 milion dollarësh. Kaq ishte e mjaftueshme për të rimarrë titullin e tij që mbajti për rreth tre vjet. Indeksi aktualisht thotë se Bezos ka një pasuri prej 191 miliardë dollarë krahasuar me Elon Musk, me 190 miliardë dollarë amerikanë. Musk kaloi në vend të parë në fillim të Janarit, kur aksionet e Tesla-s u rritën.