Lajmi për rinovimin e Neymar, në mungesë të konfirmimit zyrtar, nuk vjen nga Franca, selia e PSG-së, por nga Katari, vendi që zotëron klubin francez. Sipas Qatar Today, sulmuesi brazilian do të rinovojë deri në vitin 2026, duke vazhduar të udhëheqë projektin e PSG, me Mbappe, që ende do i duhet të vendosë për të ardhmen e tij.
Informacioni nuk është befasi sepse të gjithë hapat ishin ndërmarrë muajt e fundit që Neymar të vazhdonte me kampionët e Francës. Vazhdimësia e tij është e lidhur edhe me ardhjen e mundshme të Messit në verë. Neymar, i cili përfundoi kontratën e tij në 2022, është zhdukur prej kohësh nga agjenda e klubeve të tjera të mëdha sepse kriza ekonomike globale bën që ata të mos jenë në gjendje të paguajnë rrogën e tij. Për Barcelonën, e cila ishte e interesuar në kthimin e tij para pandemisë, tani as që mund t’i afrohet brazilianit, i cili u arratis te PSG në gusht 2017, duke depozituar 222 milion të klauzolës së tij të mbylljes së kontratës.