Qendërmbrojtësi i Manchester United, Eric Bailly, ka dalë me një qëndrim të veçantë në debatin e moçëm në botën e futbollit, pasi ka thënë se do ta zgjidhte Sergio Ramosin para Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Për më shumë se një dekadë, pyetja se kush është më i miri i të gjitha kohëve është përqendruar në yllin argjentinas të Barcelonës dhe atë portugez të Juventusit.
Mendimet mund të jenë të ndryshime, siç e dëshmon edhe Bailly i cili e ka anashkaluar dyshen që i ka fituar 11 Topa të Artë së bashku duke e zgjedhur një futbollist tjetër para tyre. I pyetur për mendimin e tij në debatin për më të mirin e të të gjitha kohëve, Bailly tha: “Frymëzimi im më i madh gjithmonë ka qenë Ramosi. E adhuroj atë për një kohë të gjatë, për shkak të asaj që e ka bërë në futboll dhe për atë sesi vazhdon të luajë në nivelin e lartë”.
“Për mua, ai është njëri prej futbollistëve më të mirë në histori. Të gjithë e kanë mendimin e vet, por ai është njëri prej më të mirëve. Nëse më pyesni mua, Messi apo Ronaldo, unë them Ramos”, shtoi ai.