Rinovimi i Neymar me PSG është shumë pranë. Sulmuesi brazilian mendon për qëllimet që duhen arritur me klubin parizien, ku nëpërmjet një interviste të lançuar me britaniken “Daily Mail”, ylli brazilian ka rrëfyer dëshirat e tij:
“Unë nuk jam i motivuar nga humbjet. Unë jam i motivuar nga fitoret që kam arritur në jetën dhe karrierën time. Unë e di se çfarë do të thotë të fitosh një Champions League dhe jam i sigurt se do të arrij përsëri në një finale me PSG.”
Duke folur për të ardhmen e tij, ai pranoi se nuk e vlerësonte shumë futbollin anglez, duke përjashtuar kështu aktivizimin e tij një ditë në Premier Ligë:
“Nuk arrij të shoh shumë ndeshje të Premier Ligës, por ata më thanë se është futboll shumë fizik, por kjo është gjithashtu rasti në Ligue 1. Ku, sipas të gjitha gjasave, do të vazhdojë të shfaqet në vitet e ardhshme.”