Neymari e ka quajtur qesharake penalltinë nga e cila Barcelona e shënoi golin e vetëm në humbjen e thellë 4:1 kundër PSG-së, në një postim në Twitter, të cilin, megjithatë, e fshiu pak çaste më vonë. Pasi Lionel Messi i kaloi vendasit në epërsi me një gol nga penalltia në pjesën e parë, PSG-ja u rikthye frikshëm duke e shkelur plotësisht skuadrën katalonase.

Kylian Mbappe shënoi het-trik, ndërsa golin tjetër për parisienët e realizoi Moise Kean. Ky rezultat i jep skuadrës së Mauricio Pochettinos përparësi shumë të madhe për ndeshjen e kthimit në Paris. Neymar, i cili mungoi në këtë takim shkaku i lëndimit, ishte aktiv në rrjetin social Twitter, duke e komentuar lojën. Ndër komentet e tij që morën vëmendje më së shumti ishte edhe incidenti i penalltisë, me të cilën fillimisht s’u pajtua, para se ta fshinte reagimin e tij.

“Penallti qesharake”, shkroi Neymar në Twitter, por pastaj e fshiu reagimin pa humbur kohë.