Nga dita e nesërme do të fillojë vaksinimi antiCOVID i të moshuarve në qendrat sociale në Tiranë. Ndërkohë kryeministri Edi Rama do të jetë tek stadiumi Air Albania aty ku vijon procesi i vaksinimit për stafet mjekësore.
Kujtojmë se procesi i vaksinimit të të moshuarve ka nisur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, ku paralelisht po kryhet dhe vaksinimi i mjekëve. Ditën e djeshme në Shqipëri mbërritën 7020 doza të tjera të vaksinës nga Pfizer, ku në javën e ardhshme pritet dhe mbërritja e 8 mijë dozave të tjera.
Ndërkohë kryeministri Rama tha se është pranë nënshkrimit të një marrëveshje me një vend mik për marrjen e 360 mijë dozave të vaksinës nga kompania AstraZeneca.