Kryeministri Edi Rama ka vizituar Vlorën, ku ka inspektuar punimet në Lungomare 2, i shoqëruar nga Damian Gjiknuri dhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli. Leli u shpreh se puna është bërë në mënyrë të porsosur, ndërsa Rama theksoi se 80 për qind e punimeve tashmë kanë përfunduar.

Edi Rama: Tashmë 80 për qind e punimeve janë realizuar për projektin e Lungomares. Është transformim total i kësaj zone. Një bukuri e vërtetë.

Dritan Leli: Vazhdon investimi nga investitori për parkimin. Tani 80 për qind e punimeve po merr formë. Kemi bërë punime cilësore. Arkitekti po punon për platformën në det, bëjnë konstruksion të lehtë, pa dëmtuar peisazhin.