Lulzim Basha ka afruar në koalicionin e tij edhe Bamir Topin. Por çfarë mendon Topi për Bashën. Ai e ka cilësuar atë si një pupac të Berishës, ndërsa në një intervistë të dhënë për gazetën TemA disa kohë më parë, Top shprehej se Basha mund të bëhej kryeministër veç në ëndërr. A e mendon ndonjëherë Lulzim Bashën kryeministër? Shkencërisht kam kuptuar që kurrsesi nuk mund të shohësh një ëndërr, që sheh dikush tjetër. Lideri i opozitës Lulzim Basha ju ka akuzuar se firmat e partisë suaj që u depozituan në KQZ janë nënshkrime të stafit të OSSHE-së. Mund të na thoni si qëndron e vërteta?
Këtë që thoni juve, pata rastin ta shikoj në një kronikë televizive. Duke i njohur vetes një traditë familjare dhe qytetare, gjuha e komunikimit tim historikisht ka qenë e matur dhe e argumentuar. Asnjëherë nuk i kam dhënë vetes të drejtën qëtë fyej të tjerët, madje edhe kur ma kanë bërë borxh.
Nga ky pozicion, do të jap disa konsiderata për njeriun drejt të cilit jam rezervuar që të bëj kritika pasi e kam parë si një njeri në hall.
Bazuar në marrëdhëniet korrekte, kam gjykuar politikisht misionin që mund ta krahasoj në mënyrë alegorike me raketat balistike të kreut të Koresë së Veriut që shpërthejnë në ajër. Z.Topi, shoh në artikulimin tuaj se ka një pakënaqësi ndaj Z. Basha. Pse gjithë ky perceptim ndaj tij në një kohë kur e djathta duhet të ishte më e bashkuar se asnjëherë tjetër? Ajo që pata shpresuar realisht nuk ka ndodhur dhe nuk ka shans të ndodhë. Basha në vend që të lirohej nga mëkatet e babait shpirtëror për të sjellë një frymë bashkpunimi dhe për të ngritur nga toka të djathtën e rrënuar, po thellon dëshperimin që kanë njerëzit në këtë situatë.
Basha duhet të kthjellohet së pari për të kuptuar në interes te tij, se godina politike e dhuruar ka shumë aksionerë politikë që e kanë ndërtuar nga themelet dhe kanë bërë beteja reale për demokraci. Këto fakte duhen respektuar. Së paku nuk duhet të behet interpretim oriental i një politike ku mohohet gjithçka dhe nuk pranohet asnjë gabim për situatën e krijuar. Më rezulton që kam bërë betejë të fortë me shefin e tij, që bashkë me Ramën hodhën në vitin 2008 bazat e shkatërrimit të sistemit. Prano gabimet dhe vazhdo. Kjo është dialektika e zhvillimit, ndryshe vërtetohet ajo që kam thënë se do të jetë shembulli i liderit që do largohet pa asnjë trofe.