Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka kujtuar sot përmes një video Konferencën e Donatorëve 1 vit më parë ku Komisioni Europian dhuroi 1,15 miliardё euro pёr rimёkёmbjen e Shqipёrisё pas tёrmetit të 26 nëntorit 2019. Konferenca Ndërkombëtare e Donatorëve, “Sё bashku pёr Shqipёrinё” e organizuar nga Bashkimi Europian nёn drejtimin e presidentes sё KE, Ursula von der Leyen një vit më parë, tregoi solidaritetin e jashtëzakonshëm të komunitetit ndërkombëtar duke premtuar 1,15 miliardë euro për të mbështetur përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit shkatërrues të nëntorit të vitit 2019.
Bashkimi Europian dhuroi 115 milionë grante të drejtpërdrejta për të mbështetur rindërtimin e shkollave të prekura dhe siteve të trashëgimisë kulturore. Konferenca e Donatorëve “Së bashku për Shqipërinë” u organizua nga Bashkimi Europian duke mbledhur së bashku përfaqësues nga 100 shtete, për mbështetjen e programit të rindërtimit në Shqipëri pas tërmetit që goditi vendin më 26 nëntor 2019.