Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka arritur në mbi 105 milionë, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë në total 105 003 605 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 27 150 457 raste deri më tani. Pas SHBA-së renditen India me 10 791 123 raste, Brazili 9 339 921, Rusia 3 917 918, Britania e Madhe 3 871 825, Franca me 3 251 160, Spanja 2 913 389, Italia 2 583 790, Turqia 2 501 079, Gjermania 2 252 489, Kolumbia 2 125 622, Argjentina me 1 952 744, Meksika 1 886 245, Polonia me 1 533 511, Afrika e Jugut 1 463 016, Irani 1 445 326, Ukraina 1 232 246, Peruja 1 158 337 dhe Indonezia me 1 123 105 raste.
Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 2 280 754 persona, janë shëruar 76 749 443 persona të prekur nga COVID-19 ndërsa ende 25 829 383 persona vazhdojnë trajtimin.