Pak ditë më parë, Jozefina Topalli humbi të ëmën dhe ditën e sotme ajo ka reaguan me një postim të ndjerë kushtuar saj në Facebook. Topalli shkruan se “nëna u kthy ne shtepine e Zotit, e mua me la nje trishtim te madh ne zemer e nje boshllek te tme.rrshem”.
Mesazhi i Topallit: “Deshta me te dashte! Te dashur miq Familja ime dhe une ju falenderoj me mirenjohje per mesazhet tuaja te aferta e ngushelluese. Jeta e nanes sime ka qene nje kalvar kur ne ishim te vegjel, por une asnjehere nuk e kam degjuar ate te ankohej. Ishte nje heroine, por gjithmone me buze ne gaz,besimtare dhe me kurajo te madhe.
Do na ndihmoje zoti thoshte , edhe kur nuk kishim asnje leke , as per te blere buken thate. Ajo ishte themeli dhe kolona e shtepise. Ishte modeli qe gjithmone doja t’i afrohesha. Ndodhte kur isha e vogel qe te ndihesha e pasigurte dhe i kerkoja nanes te rrinte afer meje. Ajo me jepte doren, pastaj me shterngonte me trupin e saj dhe aty une isha me e sigurta ne bote, me e mbrojtura dhe me e lumtura. Isha ne krahet e nanes. Ne ishim shume te lidhura me njera tjetren.
Ne ditet e fundit ajo po perpiqej te thoshte dicka, qe ne fillim nuk e kuptova. Pastaj ajo me veshtiresi e perseriti: -“Deshta me te dashte moj nane”, me doren qe levizte me veshtiresi drejt fytyres sime. Ai ishte perqafimi jone i fundit. Nana u kthy ne shtepine e Zotit, e mua me la nje trishtim te madh ne zemer e nje boshllek te tm.errshem.