Mbrëmjen e sotme u transmetua puntata e radhës në emisionin “Për’puthen” dhe sipas rregullave të reja, vajzat duhet të japin çdo të premte emrin e djalit me të cilin duan të dalin në takim gjatë javës. Teksa të gjitha vajzat bënë zgjedhjet e tyre, ishte radha e letrës së Sarës për t’u hapur. Ajo kishte shkruar në letër emrin e Mevlanit, mirëpo veprimi i këtij të fundit i habiti të gjithë.

Mevlani u shpreh se e refuzon takimin e Sarës, fill pas takimit të saj me Atdheun dhe put hjes së famshme mes tyre.

“E refuzoj. E falenderojm për takimin dhe e refuzoj jo për puthjen, sepse nuk e paragjykoj për takimin, por meqë tha kam nisur të më kriset zemra dhe thashë ta shikoj ndoshta për më vonë, nëse bëhet diçka. Do ta shikoj.”- u shpreh ai.

Gjithashtu, Sara u shpreh se mirëkuptonte Mevlanin dhe e respektonte për vendimin e tij, duke i lënë rrugët e hapura për një takim në të ardhmen. Pasi Mevlani refuzoi takimin, Antonela u çua menjëherë dhe i dhuroi një puthje në faqe Mevlanit, si vlerësim për veprimin e tij duke qenë se ata kanë pasur takime së bashku.

Ky moment solli reagime e të qeshura në studio.