Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga transformimi i poliklinikës së Krujës. Duke treguar ndryshimin si ishte dhe si është bërë, Rama thotë se : Unë jam i pari që them ka ende shumë akoma për të ndryshuar më tej, prandaj duhet Mandati Tretë, por ama kush thotë se nuk ka ndryshuar si nata me ditën gjendja e spitaleve, ose ka humbur kujtesën ose është krejt i verbuar nga mllefi politik!

Kryeministri Edi Rama në facebook:

?Ja si ishte edhe Spitali i Krujës deri para 7 jo 70 vjetësh dhe si po bëhet sot, e le ta shohin edhe këtë ata që vazhdojnë thonë “s’ka ndryshuar asgjë” ose më keq akoma, “s’ka më keq se janë bërë spitalet”!

Unë jam i pari që them ka ende shumë akoma për të ndryshuar më tej, prandaj duhet Mandati Tretë, por ama kush thotë se nuk ka ndryshuar si nata me ditën gjendja e spitaleve, ose ka humbur kujtesën ose është krejt i verbuar nga mllefi politik!

Sidoqoftë një gjë është e sigurtë: Askush nuk e mbaron dot punën transformuese të shëndetësisë përveç nesh, sepse kjo është një luf të që do vizion, pasion, vullnet dhe durim të madh, e këto o i ke o s’i ke?

https://www.facebook.com/138734771522/posts/10158567066911523/?d=n