Real Madridi po konsideron mundësinë e largimit të mbrojtësit Raphael Varane në fund të sezonit. Drejtuesit duan ta shesin në rast se francezi refuzon të nënshkruajë një kontratë të re.
Kampioni i botës po mendon largimin nga “Los Blancos”. Ai ka fituar gjithçka me madrilenët, prandaj po kërkon një aventurë të re. 27-vjeçari ka interesimin e shumë klubeve pas vetes. PSG dhe Manchester United janë në garë për Varane. Mbrojtësi dëshiron të largohet dhe Reali me shumë mundësi nuk do ta pengojë më.
