Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) njoftoi në daljen e saj më të fundit se rastet në kontinentin e vjetër kanë regjistruar rënie gjatë 4 javëve të fundit edhe pse frika për përhapjen e varianteve të reja mbetet e madhe.
Gjithashtu infektimet e reja pavarësisht se në rënie regjistrojnë mbi 1 milion raste në një javë. Mjeket ngrenë alarmin e humbjes së jetës nga tromboza. Shumëkush e lidh me koronavirusin, por të shumta janë ndodhitë mes personave të painfektuar.
Mjekët thonë se diçka e tillë vjen si pasojë e mos pasjes së aktivitetit fizik, kryesisht në zonat ku ndalimi i lëvizjes është prezent, ndaj bëjnë thirrje për mbajtjen në forme të trupit nëpërmjet ushtrimeve fizike.