Brazili po përballet me një trag jedi të shkaktuar nga një valë e re e pandemisë Covid-19, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. “Për fat të keq, Brazili po përballet me një fatkeqësi, është situatë e vështirë. Kjo është vala e katërt me të cilën Brazili duhet të përballet”, theksoi Mike Ryan, drejtori i urgjencës i OBSH-së.
Ryan vlerësoi gjithashtu sistemin shëndetësor publik brazilian për frenimin e përhapjes së koronavirusit, por theksoi se ”është e nevojshme për të frenuar trasmetimin në të gjithë vendin”. “Brazili ka institucione shëndetësore publike të jashtëzakonshme. Unë besoj se vendi di çfarë të bëjë dhe shumë shtete po përpiqen të zbatojnë masat më të mira. Por, nuk është e lehtë, pasi nuk ka një pjesë të vendit që nuk është prekur seriozisht nga pandemia”, theksoi Ryan.