Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Anonio Guterres, ripërsëriti nevojën për shpërndarje të barabartë të vaksinave kundër Covid-19 dhe i bëri thirrje vendeve të G20-s të krijojnë një Task Forcë emergjence, për të përgatitur një plan global vaksinimi.
Për numrin një të OKB-së, barazia në shpërndarjen e vaksinave është testi më i madh moral i shoqërisë sonë. “Fushata e vaksinimit kundër koronavirusit ka sjellë shpresë. Por në këtë moment kritik, shpërndarja e barabartë e vaksinave është testi më i madh moral para komunitetit global. Ne duhet të sigurojmë që të gjithë, kudo, të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Guterres.
Sipas Guterres, progresi i shënuar deri më tani lidhur me vaksinimin ka qenë i padrejtë. Vetëm 10 vende, thotë ai, kanë siguruar 75 për qind të vaksinave, ndërsa më shumë se 130 të tjera nuk kanë marrë asnjë dozë të vetme. Shefi i OKB-së shtoi më tej se vetëm pasi të imunizohen të gjithë, bota do të jetë e sigurt. Guterres kërkoi të mos braktisen personat që jetojnë në rajone të rrezikuara, apo paqëndrueshme.