Mjeku i njohur Tritan Kalo ka publikuar në faqen e tij në facebook disa rregulla thelbësore lidhur me vijimësine e sëmundjes covid-19 dhe parandalimin që duhet t’i bëjmë, të gjithë bashkë. Ai konstaton se përballja me virusin vazhdon dhe duhet të intensifikohet, pasi diskursi politik nëpër ekrane apo takime politike nuk vlen për ta mposhtur.
Kalo i bën apel pushtetit qendror dhe lokal që të ketë më shumë vëmendjen tek qytetarët e thjeshtë, e këta të fundit të mos harrojnë trinomin: maskë, distancë, higjienë, duke ruajtur jo vetëm veten tonë, por dhe të tjerët rreth nesh.