Përfundon gjithçka në “Elbasan Arena”, Partizani mund Kukësin me shifrat 2-1.
Çinari u dha avantazhin të kuqve e më pas, Murataj shënoi të dytin. Por në një gjëst të veçantë Fair Play, meqë goli ishte shënuar me dy futbollistë të Kukësit të shtrirë në tokë, të kuqtë lejuan Limajn që të shënonte në katërkëndorin e Hoxhës i pashqetësuar.
Partizani kthehet kështu në vendin e dytë në renditje, tashmë me vetëm 4 pikë diferencë ndaj Vllaznisë kryesuese. Ndërsa Kukësi vazhdon të shohë skuadrat që ka më sipër të largohen dhe gjendet 7 pikë larg zonës së Europës që është objektivi i këtij edicioni.