Futbollisti i talentuar i Romës, Nicolo Zaniolo është rikthyer në stërvitje gjatë ditës së sotme. Ai ishte i lënduar që nga 7 shtatori i vitit të kaluar, ndërsa muajin e shkuar u infektua edhe me koronavirus.
Megjithatë, kjo tashmë ka kaluar dhe Zaniolo pritet shumë shpejtë të jetë në dispozicionin e Fonsecas. Nga ajo çfarë po raportohet në mediat italiane, Zaniolo mund të zbresë në fushë më 11 prill, në ndeshjen që Roma do ta luajë ndaj Bolognas.