Arbër Aruçi i përgjigjet pyetjeve në “Afterparty-n” e Luana Vjollcës dhe jep mendimin për Tean. Në fillim, Tea dhe Arbri kanë pasur takime me njëri-tjetrin që kanë shkuar mirë dhe janë pëlqyer nga publiku. Por, papritur Tea nuk e zgjodhi më Arbrin dhe duket se ky i fundit nuk ka mendime të mira për Tean. I pyetur se cilën zgjedh midis Teas dhe Shqipes, Arbri thotë Shqipen.
Ndërsa, i pyetur se çfarë është Tea për të, Arbri thotë “Kësaj nuk dua t’i përgjigjem”, duke zgjedhur të mos komentojë fare.
Tea doli nga programi çift me Andin por pak ditë më vonë u zbuluan foto të saj me ish-konkurentin e Për’puthen, Beartin duke u puthur. Vetë ata konfirmuam lidhjen që ka nidur në fshehtësi prej mujsh. Por, nga përgjigjet e Arbrit kuptojmë se diçka mund të ketë “nuhatur” nga loja e dyfishtë e Teas.
Pyetjes se cilat janë cilësitë e partneres ideale për të, Arbri veçon zgjuarsinë, inteligjencën dhe besnikërinë.