Në portalin qeveritar e-Albania, është hapur një opsion i ri shërbimi i quajtur ‘pasaportë vaksinimi covid 19’. Në momentin që qytetarët do të bëjnë vaksinën anti-Covid mund të shkarkojnë këtë pasaportë nga portali për ta pasur si dokument i cili vërteton se është bërë imunizimi. Në portal e-Albania sqarohet se, Shërbimi elektronik “Pasaportë vaksinimi Covid-19” do ju mundësohet të gjithë qytetarëve që kanë kryer dy dozat e vaksinimit. Ata mund ta marrin pasaportën e imunizimit për Covid-19 me kodin unik. Po ashtu behët e ditur se personat pas kryerjes së vaksinimit do të njoftohen nëpërmjet mesazhit në telefon kur pasaporta të jetë gati për t’u shkarkuar në portalin e-Albania.

Ideja për të pasur një pasaportë vaksinimi anti-Covid për udhëtim u propozua fillimisht nga Greqia ndërkohë që shumë vende të tjera të Bashkimit Evropian janë duke e diskutuar nëse do të jetë kusht për të udhëtuar në këto shtete apo jo. Qeveritë dhe zhvilluesit e teknologjive në mbarë botën po eksplorojnë mënyra të mundshme të përdorimit të “pasaportave të vaksinave”, në mënyrë që të rihapin ekonominë, duke identifikuar personat që janë të mbrojtur ndaj koronavirusit.

Megjithatë, shumë ekspertë të teknologjisë në botë kanë ngritur shqetësimin se mjete të tilla vijnë me pasoja, të tilla si përjashtimi potencial i grupeve të tëra nga pjesëmarrja në shoqëri apo shkelje e të dhënave personale. Në një kohë që është e paqartë në mbarë botën se si do të zhvillohen dhe përdoren këto pasaporta, vendi ynë ka bërë një hap para dhe këto pasaporta mund të merren në mënyrë elektronike nga portali qeveritar. Por sipas ministres ky surbim është hapur për të pasur një pasqyrë të saktë kur të nisi vaksinimi masiv i popullsisë Manastirliu në mbledhjen e Komitetit Teknik tha se vaksinat e Pfizer do të vijnë më 15 shkurt. Por se sa do të jetë sasia e tyre kjo do të bëhet publike në ditët në vijim. Nga programi i COVAX veni ynë pritet të marri një sasi të parë prej 141 mijë e 600 vaksina të kompanisë AstraZeneca.

Për shkak të mungesës së studimeve klinike kjo vaksinë nuk dihet nëse ofron imunitet ndaj Covid-19 për moshat mbi 55 vjeç. E pyetur nga Klan News se për kë grupmoshë do të përdoren këto vaksina, drejtuesja e Komitetit Teknik Mira Rakacolli tha se do të respektohen të dhënat që vijnë nga kompania dhe injektimi do të bëhet për personat nën 55 vjeç.