Në një kohë që COVAX, ka bërë publik ditën e djeshme se vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme do të marrin dozat e para të vaksinës së AstraZeneca dhe Oxford, brenda pak ditësh rekomandimet e autoriteteve shëndetësore evropiane për mos përdorimin e tyre mbi moshat 65 vjeç shtohen orë pas ore.
Franca, Polonia dhe Suedia, Gjermania, Austria dhe Suedia dhanë rekomandime për të mos përdorur vaksinën kundër COVID-19 të zhvilluar nga AstraZeneca për të moshuarit mbi 65-vjeç. Autoritetet zvicerane kanë deklaruar se të dhënat për vaksinën AstraZeneca nuk janë të mjaftueshme për të dhënë dritën jeshile, për përdorimin e saj.
Edhe qeveria belge ka njoftuar se vaksina e AstraZeneca kundër COVID-19 duhet t’u jepet vetëm njerëzve nën moshën 55-vjeçare. Ky është rekomandimi i fundit i një vendi anëtar të Bashkimit Evropian që miraton një vaksinë me kufizime të tilla, duke përmendur të dhëna të pamjaftueshme për efektivitetin te të moshuarit.
Një drejtim më të prerë ka marrë Zvicra e cila nuk është vend anëtar i BE, por ka vendosur që të refuzojë përkohësisht miratimin e vaksinës së AstraZeneca. Zvicra se në të njëjtën kohë ka porositur miliona të tjera doza vaksine COVID-19 nga prodhuesit e tjerë farmaceutike.
Agjencia evropiane e barnave autorizoi përdorim e vaksinës AstraZeneca më 29 janar, duke vërejtur se shumica e pjesëmarrësve në studimet në të cilat bazoi rekomandimin e saj ishin midis 18 dhe 55 vjeç. Rregullatori i BE-së ka aprovuar vaksinën Oxford-AstraZeneca për të gjithë të rriturit, por i takon secilit anëtar të përcaktojë politikën e tij të përdorimit. Të dhënat paraprake të provës klinike të fazës 3 të publikuar nga AstraZeneca zbuluan se vaksina është 76% efektive në parandalimin e COVID-19 pas një doze të vetme, duke u rritur në 82% pas një doze të dytë të administruar 12 javë ose më shumë.