Dashi-Plot pasion dhe i aftë të shikojë tek partneri ato që askush nuk sheh. Jeta pa një partner të tillë duket monotone. Ish-it të Dashit i humbet shija e jetës.

Demi-Demi është besnik dhe i aftë të marrë përgjegjësitë. Pa partnerin Dem në krah, ish-i ndihet i braktisur. I mungon shpatulla ku qante.

Binjakët-Ish-i i Binjakëve pendohet që humbi partnerin bujar dhe të paparashikueshëm që gjithonë e surprizonte me praninë e tij.

Gaforrja-Ish-i i Gaforres do pendohet duke e ditur se askush nuk do ta dojë si Gaforrja, askush s`do ta bëjë të ndihet aq i rëndësishëm sa në lidhjen me këtë shenjë.

Luani-Ish-i i Luanit pendohet për veten që nuk mundi të jepte dashurinë që duhej për ta mbajtur lidhjen gjallë.

Virgjëresha-Ish-partneri i kësaj shenje nuk ndihet më aq i sigurt sa në krahët e Virgjëreshës.

Peshorja-Ish-it të Peshores do t`i mungojë gatishmëria e Peshores për ta dëgjuar dhe durimi për të zgjidhur situatat e vështira. Ah, edhe aftësia e Peshores për t`i surprizuar.

Akrepi-Një histori dashurie me shenjën e Akrepit është një përvojë që është shumë e vështirë të harrosh. Jo vetëm për pasionin, por edhe për vëmendjen dhe bashkëpunimin e madh që të lindurit nën këtë shenjë janë në gjendje të krijojnë me partnerët e tyre.

Shigjetari-Pendohet për kohën e kaluar dhe marrëdhëniet me këtë shenjë për vullnetin e bollshëm për të jetuar. Shigjetari, i lirë nga kufizime dhe skemat është i aftë të përfshijë partnerin në vizionin e tij të jetës.

Bricjapi-Pak shenja të zodiakut lënë një boshllëk aq të madh tek ish-i sa lë Bricjapi. Një shenjë e vetmuar, por e aftë për gjeste të mëdha dashurie. Një shenjë konkrete dhe ambicioze e aftë të stimulojë dhe motivojë ata që jetojnë pranë tij.

Ujori-U mungon aftësia e Ujorit për t`i dashuruar e për t`i bërë të ndjehen rehat në çdo situatë.

Peshqit-Ish-it të Peshqve u mungon humori i kësaj shenje. Se pavarësisht çdo situate dhe ndarjeje, diçka e mirë mbetet pas dhe pendesa gjithashtu.