Zv. Ministri i Infrastruktures dhe Energjisë, njëherësh i deleguari i Partisë Socialiste për Kavajën dhe Rrogozhinën për zgjedhjet e 25 Prillit, Etjen Xhafaj, ka reaguar ashpër ndaj një lajmi të publikuar nga televizioni i familjes Berisha, syri Tv. Pasi ky televizion ka publikuar një kronikë me ilustrime imazhesh para fillimit të pandemisë, ku duket edhe ish-kryetari i ndjerë i bashkisë Rrogozhinë, Haxhi Memolla, Xhafaj ka reaguar në Facebook duke e nxjerr blof televizionin dhe cilësuar këtë kronikë si baltë që nuk pyet as për dhimbjen e fatkeqesinë e familjes e të gjithë qytetit te tij.
Xhafaj duke rrëzuar kronikën e televizionit të opozitës, thekson se ”Televizioni i Familjes sot fabrikoi një lajm për të treguar thyerjen e protokolleve anti-Covid nga Partia Socialiste e kolegia Elisa Spiropali.Turpshëm, për të treguar këtë “të tashme” kanë zgjedhur pamje ku duket qartë ish Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë, miku ynë i ndjerë Haxhi Memolla, i cili ka ndërruar jetë në 22 Shkurtin e vitit të shkuar.” Duke iu referuar opozitës së cilës ky televizion i shërben, Xhafaj thekson se ”pikërisht ky abuzim makabër e falsifikim diletant, është arsyeja pse ata që s’kanë asgjë të shenjtë, do marrin përgjigjen e merituar në 25 Prill.”
Reagimi i plotë i Xhafajt që tregon se në fakt pamjet janë kur i ndjeri Memolla ishte gjallë dhe që nuk ka asnjë lidhje me periudhën e tanishme të pandemisë: Këta nuk dinë as çfarë është turpi! Televizioni i Familjes sot fabrikoi një lajm për të treguar thyerjen e protokolleve anti-Covid nga Partia Socialiste e kolegia Elisa Spiropali.Turpshëm, për të treguar këtë “të tashme” kanë zgjedhur pamje ku duket qartë ish Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë, miku ynë i ndjerë Haxhi Memolla, i cili ka ndërruar jetë në 22 Shkurtin e vitit të shkuar. Balta nuk pyet as për dhimbjen e fatkeqesinë e familjes e të gjithë qytetit te tij. Por pikërisht ky abuzim makabër e falsifikim diletant, është arsyeja pse ata që s’kanë asgjë të shenjtë, do marrin përgjigjen e merituar në 25 Prill./Lexo.al