Melisa dhe Andi kanë qenë në qendër të vëmendjes përgjatë ditëve të fundit. Dyshja janë përfolur për një lidhje, madje në rrjet kanë qarkulluar dhe foto që i kanë shtuar thashethemet. Pak minuta më parë, Andi ka publikuar një video-mesazh për Melisën në Instastory. Ai i ka bërë konkurrentes një ftesë publike për një takim.

“Ndërmjet këtij mesazhi doja t’i thoja Melisës dicka. Kaq shumë sa është përmendur emri jonë o Melisë, mua po më duket sikur jam në një lidhje me ty. Sa herë kemi dalë në kafe bashkë, kemi qenë të shoqëruar nga persona të tjerë. Doja të bëja një ftesë publike për një kafe serioze”, është shprehur Andi.