Andrea Pirlo ka treguar se Dejan Kulusevski do të starton kundër Interit dhe ka pranuar që Juventusi ka mësuar nga humbjet e tyre Zonja e Vjetër e pret Interin në ndeshjen vendimtare për finale në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë që zhvillohet nesër. Juve e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 2-1 në Milano javën e kaluar. “Është ndeshje e dytë dhe një ndeshje e rëndësishme, ne kemi një mundësi që të shkojmë në finale, është një synim që ne duhet ta arrimë me çdo kusht”, tha Pirlo për Juventus TV.
“Ne duhet ta kemi qasjen e duhur, ndeshja fillon me rezultat 0-0, kjo ndeshje është si finale. Ne duhet të fokusohemi”. Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi ishin të suspenduar javën e kaluar, por ata pritet që të startojnë në ndeshjen e kthimit për zikaltërit. “Ata janë lojtarë kyç për Interin, ne i njohim karakteristikat e tyre mirë dhe duhet të jemi shumë të koncentruar”, e ka pranuar Pirlo. Leonardo Bonucci mund të pushohet për zikaltërit, me Arthur dhe Alvaro Morata të cilët janë po ashtu në dyshim për këtë ndeshje. “[Gigi] Buffon dhe [Dejan] Kulusevski do të startojnë”, ka shpalosur Pirlo. “Jam i sigurt për mentalitetin e skuadrës. Ne jemi optimist, ne besojmë në atë çfarë bëjmë dhe është mirë të kemi një pikë fillim. Ne kemi synime specifike që dëshirojmë t’i arrimë dhe ne punojmë për to”.
“Humbjet na kanë bindur ne se mund të bëjmë shumë gjëra, ne kemi kualitet në këtë grup, 23 lojtarë startues të cilët mund të luajnë në çdo ndeshje”. Juventusi ka fituar nëntë ndeshje nga 10 në fillim të këtij viti. “Ne jemi më kompakt, luajmë si skuadër dhe e ndihmojmë njëri-tjetrin”, tha Pirlo. “Nuk pranojmë shumë gola dhe kjo jo duke ju falënderuar mbrojtjes. Të gjithë kanë përkushtimin e duhur në çdo ndeshje”.