Gjykata Kushtetuese e Republikës Çeke shpalli antikushtetuese disa nga masat e kontrollit të koronavirusit nga ana e qeverisë. Një zëdhënëse e gjykatës tha se ”masat përfshinin mbylljen e dyqaneve midis 28 janarit dhe 14 shkurt”, me gjyqtarët që argumentuan se masa nuk ishte e justifikuar në mënyrë adekuate.
”Vendimi që dyqanet e luleve dhe armëve lejoheshin të qëndronin të hapura ndërsa të tjerët duhej të mbylleshin ishte arbitrar”, sipas gjykatës. Gjykata nuk mori në konsideratë masat e ndalimit aktualisht në vend, megjithëse ato janë pothuajse të njëjta me ato të vendosura në fillim të këtij viti.
Dyqanet jothelbësore qëndrojnë të mbyllura në Republikën Çeke. Me 968 infeksione koronavirusi për 100 000 banorë në 14 ditë, Republika Çeke është aktualisht vendi më i prekur në Bashkimin Europian.