Kompania “Expanscape” ka prezantuar laptopin të quajtur Aurora 7, që peshon 12 kilogramë dhe vjen me shtatë ekrane – më shumë sesa kemi parë ndonjëherë në një kompjuter portativ. Ekrani kryesor 17.3 inç 4K bashkohet me tre ekrane të tjerë me të njëjtën rezolucion.

Mbi pamjet majtas dhe djathtas, ekziston një monitor 1200p shtatë inç. Së fundmi, ekziston një tjetër monitor 1200p i vendosur në pjesën e poshtme të laptopit. GTX 1060 është përgjegjës për grafikë të çiftuar me një procesor Intel Core i9-9900K dhe 64 GB RAM, raporton “Verge”.

Expanscape në versionin përfundimtar vjen me RTX 2070, me një procesor opsional AMD Ryzen 9 3950x ose Intel i9-10900K. Laptopi është krijuar për të monitoruar objekte dhe që të mos lëvizë pasi të instalohet. Kjo shpjegon peshën prej 12 kg dhe dy bateri që mund të zgjasin rreth një orë para se të kenë nevojë për një karikues. Laptopi pritet të dalë në shitje gjatë muajve të ardhshëm.