Në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, më 11 Shkurt, Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim prezantoi Rrjetin e Grave Shqiptare në Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë (Network of Albanian Women in STEM). Rrjeti synon të kontribuojë në fuqizimin social dhe ekonomik të grave dhe vajzave duke rritur përfaqësimin e tyre në STEM, si në akademi ashtu edhe në industri. Krijimi i këtij rrjeti vjen si një përgjigje ndaj nënpërfaqësimit të grave në Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë, që rritet sa me lart të ngjitesh në hierarki. Për më tepër, digjitalizimi dhe inovacioni ofrojnë gjithmonë e më shumë mundesi për punësim, dhe ndikon ne rritjen e hendekut të pagave midis këtyre sektorëve dhe pjesës tjetër, duke rritur më tej hendekun e pagave midis grave dhe burrave në shoqëri.

Rritja e përfaqësimin të grave shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë, duhet te mbështetet nga politika në nivel qendror, të shoqëruara me ndryshime strukturore, sa I përket diskriminimit të bazuar në gjini, si dhe ndryshime në kulturë. Rrjeti i Grave Shqiptare në Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë do të trajtojë problematikat e mësipërme duke: (a) rritur rrjetëzimin mes rave në STEM në vend, rajon dhe në diasporë; (b) identifikimin dhe promovimin e modeleve të grave në STEM; (c) ndërgjegjësimin për rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në STEM; (d) duke kontribuar në zhvillimin e politikave; (e) pjesëmarrjen në forume përkatëse të vendimmarrjes; (f) angazhimin në projekte dhe hulumtime që adresojnëçështje dhe mundësi në lidhje me përfaqësimin e grave në STEM; (g) si dhe krijimin dhe promovimin e praktikave më të mira për kalimin e grave nga fushat jo-teknologjike në ato teknologjike.

Rrjeti i Grave Shqiptare në Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë u prezantua gjatë një diskutimi të organizuar nga Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim, mbështetur nga Ambasada e Mbretësisë së Hollandës në Shqipëri. Ambasadorja HE Guusje Korthals Altes, Ambasada e Hollandës në Shqipëri, theksoi se rritja e vizibilitetit dhe ndryshimi i politikave janë thelbësore për rritjen e përfaqësimit të grave në shkencë. Gjatë diskutimit doli në pah nevoja për pasjten e strukturave qe mbështesin përparmin e grave në STEM, apo trajtimin e problematikave në mënyrë sistemike siç e përmendi Ornela Bardhi, Marie Curie Phd.