Një dhuratë për Ledianën ka ndezur debatet në Përputhen. Lediana postoi në Instagram një foto me një arush, lule dhe pusullë ku shkruhej “më mungon”, por sipas saj ajo nuk e di se kush është personi që ia ka sjellë dhe dhuratën e postuar thjesht për ta falenderuar. Por versioni i saj nuk ju duk aspak i besueshëm konkurrentëve, e mesa të cilëve Atdheu tha i sigurt se ato janë nga ish i dashuri i saj.
Debati në studio Lediana: Ma ka sjellë dikush, nuk e di se kush. E fshiva pastaj siç mora vendimin për ta postuar. Për aq kohë sa ishte anonime, nuk e njoh atë që e ka sjellë. Mevlani: Mua ma dërguan se menduan se ja kam bërë unë. Mua më ka vënë në dyshime postimi Ledianës, se nuk është i vetmi. Antonela: Mos bëjë skena tani këtu sikur do Mevlanin se pastaj sulmohem unë. Bora: Ti duhet të mbash përgjegjësi për këto gjëra, se ngre dyshime Lediana: Për aq kohë sa jam e pastër dhe s’kam lidhje jashtë , jam ok.
Antonela: Mua s’më duket normale Atdheu: Pse se trego të vërtetën që është ish i dashuri, trego të vërtetën. Se s’të thotë askush kot më mungon. Lediana: Ça po thua mo Mevlan. Mua dhuratën ma kanë sjellë ditën që regjistrohej prime këtu në Top Channel. Bora : Po ku e di ai se kur regjistrojmë ne? Lediana: Nuk e di, ma sollën dhe kaq