Gjatë vizitës së saj në Librazhd në 23 dhjetor, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u shfaq në krah të Sokol Skurës, ku mediat pranë opozitës nxituan ta cilësonin si një ish-ish eksponent të rëndësishëm të Partisë Socialiste.
Por në fakt kush është në të vërtetë Sokol Skura, që Kryemadhi ka vendosur ta promovojë në radhët e LSI? Sokol Skurën Partia Socialiste e ka përzënë qe në vitin 2015, kur ai u akuzua për korrupsion në skandalin e grabitjes së rreth 500 milionë lekëve nga Fondi i Rimbursimit të Barnave. Gjithashtu Sokol Skura, personi që u shfaq në dhjetor në krah të Monika Kryemadhit në vitin 2015 u akuzua se në gjendje të dehur ka vrarë me makinë një djalë të ri 17-vjeçar në Mengël të Elbasanit, shkruan Lupa.al, teksa citon ish-kryeministrin Berisha.
Por, sot Sokol Skura e ka treguar sot me fakte vetë se pjesë e cilës parti është. Siç shihet nga biseda e mëposhtme, Skura ka krijuar një grup në ëhats app për të bërë lajmërime për pritjen që LSI atje do t’i bënte Ilir Metës. Përpos faktit që Skura është praktikisht organizator i LSI në këtë qytet, del në pah edhe fakti që Ilir Meta kur shkon nëpër qytete për të dhënë dekorata, në fakt shkon për të zhvilluar fushatë elektorale për LSI. Dekoratat janë thjeshtë një justifikim, pasi në fakt Meta shfrytëzon taksat e shqiptarëve jo për të bërë Presidentin, por për të bërë fushatë për partinë e tij familjare. Biseda tregon dy gjëra: e para që Skura është kokë e këmbë me LSI dhe e dyta që Ilir Meta është në fushatë si kryetar partie e jo president. Më poshtë biseda që tregon se si Skura bën përgatitjen për pritjen e Metës.