Në lagjen e re që po ndërtohet te Bregu i Lumit në kryeqytet, në kuadër të projektit për Rindërtimin, puna vijon edhe natën që pallatet të jenë sa më shpejt gati.

Në mënyrë që banorët e prekur nga tërmeti shumë shpejt të hyjnë në shtëpinë e tyre. Kryetari i Baskisë së Tiranës Erion Veliaj poston videon në rrjetet sociale ku thekson se lagjet e rindërtimit do shkruajnë historinë urbane të Tiranës.

“Sapo nisi turni i 3-të te Riverside. Çdo familje e prekur, apartament të ri. Bonus qeraje gjer në përfundim. Kontratë porosie që nga java tjetër. Hipotekë dhe çelsat në dorë në fund. Përtej pengesave e trolleve, lagjet e rindërtimit do shkruajnë historinë urbane të Tiranës”, shprehet Veliaj.

Lagjja e re “5 Maji” do të ndërtohet nga themelet për 11 mijë banorë dhe do të kthehet në një qendër të re policentrike të Tiranës. Me një infrastrukturë moderne dhe akses të garantuar në shërbime cilësore publike e private, nga shkollat e kopshtet te njësitë tregtare, me parqe e mjedise sportive, si edhe institucione shtetërore.