Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se ditën e nesërme disa zona në Tiranë nuk do kenë energji elektrike nga ora 10:00-13:00. Për shkak të remontit të parashikuar në dy fidera, do të stakohet energjia elektrike në zonën e Shupalit, Selitë e Malit, Zall Dajt, Zall Bastar, Murrizë, Vilëz dhe Zgurë.

Njoftimi i OSHEE-së: Për shkak të remontit të parashikuar në dy fidera të NST Qafë Mollë, në datën 22 shkurt gjatë intervalit kohor 10:00-13:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë: Shupal, Selitë e Malit, Zall Dajt, Zall Bastar, Murrizë, Vilëz, Zgurë.