Kryeministri Edi Rama ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një replikë që ka bërë më një qytetar i cili ka komentuar në një postimet e kreut të qeverisë.

“Përshëndetje zoti Rama, pak vonë je kujtuar në 8 vite pushtet, duhet që të inaguroje përfundimin e këtyre kantiereve dhe jo fillimet e tyre. Të jep përshtypjen se në Shqipëri punohet vetëm në prag fushate elektorale (do doja që fushata të ishte më e gjatë)”, ka shkruar komentuesi në rrjetet sociale.

Ka qenë vetë kryeministri (disi edhe nëpërmjet ironisë) që i ka vënë në pah qytetarit se nuk mund të ndërtohen para tërmetit ndërtimet që po bëhen pas shkatërrimeve të tij.

“Duhet të ndërtoja para tërmetit ndërtimet që po bëhen pas shkatërrimeve të tërmetit?!” ka shkruar Rama në replikën e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)