Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se mandati i tretë qeverisës është një stacion për të konfirmuar vazhdimin e punëve të nisura. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët e Tiranës, Rama tha se ish-prokurorët e hequr nga vetting-u apo familjarët e tyre (si rasti Petrit Fushës) shfaqen në listat e Presidentit si “luftëtar i lirisë dhe i integrimit”.

“Fitohet beteja e drejtësisë pa mandatin tonë të tretë, fitohet dot? Ajo që pamë javës që shkoi, me gjykatësen e Krujës, me mjekun, shef i pavjonit, të kthehet në një ngjarje që nuk është një ngjarje në 100 vjet, por që ndodh sa herë duhet goditur korrupsioni, sa herë duhet goditur e keqja. Fitohet dot beteja me drejtësinë me këta që bëjnë takime me prokurorët dhe gjykatësit e hequr nga vetting-u dhe që i turren edhe SPAK-ut mbasi del vendimi për arrestimin e gjykatëses së Krujës? Fitohet me këta që do t’i shikoni, do t’i keni edhe nëpër lista, sidomos te lista e presidentit. Nuk do të çuditem fare po të shoh ndonjë prokuror që e ka hequr vetting-u, të shfaqet si luftëtar i lirisë dhe i integrimit. Por edhe në mos qofshin në lista, janë një nga grupet më aktive”, theksoi Kryeministri Rama.