Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka ndonjë shkop magjik që të frenojë trendin e migracionit dhe emigracionit në vend, por shtoi se duhet të reagojmë në të gjitha dimensionet.
Duke ju përgjigjur studentes në Gjirokastër, Rama ceku edhe ligin për Arsimin e Lartë, ku tha se duhet që universitet, ku tha se ka nevojë për një reflektim brenda sistemit.
‘Këtu nuk ka asnjë formulë magjikë në raport me këtë trend që është një trend historik, lidhur më tërheqjen e të rinjve për ta kapërcyer atë rrethin e vendlindjes tyre kur bëhet fjalë për të shkuar në drejt qendrave. Dhe qendrat janë në një moment të caktuar periferi në raport me Gjermaninë, apo vendet nordike.
Ne duhet të reagojmë në të gjitha dimensionet, jo me iluzionet se do ta bllokojmë këtë trend. Nuk jemi dot konkurent me Gjermaninë vendet nordike apo me Britaninë e Madhe, megjithëse dhe ato po heqin shumë keq në këtë periudhë pandemie.
Kur vjen fjala tek ato që janë emigrantë kjo bëhet edhe më e ndjeshme. Jo të paguheni si në Gjermani, por të paguheni në raport me mundin, duhet tua japim këtë mundësi. Arsimi i lartë ka nevojë për një reflektim brenda sistemit.
Është thjeshtë tu japim të rinjve një iluzion. Sa njerëz ka qe vijnë jam me diplomë. Disi do të gjejë një punë Shqipëria nëse nuk ka nevojë për aq shumë juristë të diplomuar, që sot po përballen me sfidën e një moshë që është mbi 25 vjeç është pasoja e asaj politike të mbrapshtë të mëparshme. Shpërthyen diplomat u tha merrni shkollë të lartë se e ardhmja është e juaja. Gjëja që duhet bërë është se universitete duhet të bëjnë analizat tregu.
Duhet ti shërbejnë tregut ,me analiza. Si ka mundësi që në këtë kohë kur tregu e qëndron shumë qartë, nuk ka programe. Pse nuk vjen Gjirokastra dhe të thotë duam të shtojmë një komponent të veçantë ne duam IT. Ne duam ta bëjmë UGJ, universitetin e IT. Ku të vijnë të rinjtë dhe të dalin koduzë. Ti je në atë profil shkon në Gjirokastër dhe bën koduz. Është shumë komplekese.
U duhet të reflektojnë kanë ekonominë dhe duhet të vënë atë në funksion të vetvetes. Kjo nuk funksionon. Në këtë aspekt ka shumë për të bërë, duhet të ndryshojë qasja, se profesorë të ndryshëm, bëjnë propozime të ndryshe. Nuk bëhet ajo shto programe shto programe. Janë rritja e masës së këtyre ofertave pa marrë parasysh se çfarë do treg. Dhe kthehen e thonë qeveria nuk na gjen punë ne. Është tregu që përcakton shumë çka.’- tha Rama.