Kryeministri Rama ka qenë mesditën e sotme në Tepelenë dhe ka inspektuar nga afër punimet për restaurimin e kalasë së Ali Pashës. E gjithë zona përreth kalasë është restauruar, gjithashtu. Në një moment, inxhinierët po i shpjegonin Ramës hyrjen në kala ndërkohë që para tyre ishte një karburant. Kjo e nervozoi kryeministrin pasi për të ishte e papranueshme që brenda në kala të ishte karburanti. “Ja urdhëro, karburant në hyrje të kalasë. A bëhet karburant brenda në kala?! Ja udhëro. Kjo tani sjell zhvillim ekonomik dhe puënsim për qindra njerëz. S’mund të rrijë peng vetëm për një karburant”, tha Rama.

Kryeministri shkëmbeu batuta dhe me një çift të moshuarish që e kishin shtëpinë në rrugën e kalasë, dhe iu premtoi atyre se e gjithë zona dhe muret e shtëpive do të restaurohen me fondet e shtetit, që e gjithë rruga të jetë e unifikuar. Rama: Mbaje mirë këtë (i thotë të moshuarit të mbajë mirë bashkëshorten) Mbaje mirë këtë se po mbajte mirë këtë edhe 25 vite të tjera i ke të sigurta

I moshuari: S’ diskutohet Rama: Unë fola dhe me këta, ti heqim të gjitha këto hekura e tela. Ndriçimi të kalojë nëntokë. Edhe shtëpisë sic e keni, do ti bëjëm disa rregullime, do ti bëjmë ne. Asnjë shtëpi nuk do prishet, do bëhet një ndërhyrje me fondet tona për ti dhënë një uniformitet të gjithave.