Kryeministri Edi Rama ka komentuar me batutë videon e kryedemokratit Lulzim Basha teksa po gatuante.

“Është sinqerisht për t’u admiruar një njeri që gatuan me këpucë…dhe që gatuan me këpucë të shtunën mbrëma”, tha Rama në konferencën e ditës së sotme. Video e Kryedemokratit, Basha bëri xhiron e rrjetit të shtunën në mbrëmje ku në formë të pazakontë u shfaq nga ambjentet e shtëpisë së tij duke gatuar me xhinse dhe këpucë veshur.