Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarë në Fier. Në këtë bashkëbisedim kryeministri është i shoqëruar nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. Rama tha se Spital i Fierit nuk është propagandë, por një projekt prej vitesh.

“Nevoja për 1 spital rajonal me standarde dhe me kapacitete në lartësinë e duhur në tërë këtë zonë është e hershme siç është e hershme dhe pritshmëria sepse edhe të tjerë e kanë bërë këtë premtim.

Më vjen për të qeshur kur shoh reagime pse tani për fushatë. Në fakt kemi bërë përpjekje prej shumë kohësh, që përpiqemi për ta materializuar këtë spital. Kemi bërë projektim dhe përpjekje për ë gjetur mënyrën e financimit. Sot më në fund kemi mundësinë të shohim realizimin e këtij projekti. Kjo çështje ishte shtruar dhe më parë por për 1 mijë arsye u bë e mundur vetëm së fundmi. Ky spital sdo i shërbejë vetëm Fierit por një zone më të gjerë.Ai do jetë një spital pa pagesë, do paiset nga turqia”, tha Rama.