Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm Bardhyl Kollçaku është prezantuar ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama si një nga kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit. Gjatë takimit në kuadër të programit “Deputeti që Duam”, Kollçaku prezanoti veten, duke përmendur eksperiencat e tij në karrierë ndërsa u premtoi qytetarëve se do t’u gjendet pranë.

“Ajo që dua të ndaj me të gjithë është se vij siç u tha nga një familje e thjeshtë me 9 vëllezër dhe motra me prindër të thjeshtë, nëna është fermere e babai karrocier. Që në fëmijëri kam mësuar se me punë dhe djersë arrihet gjithçka. Kam shërbyer me detyra të ndryshme brenda dhe jashtë vendit… në mision jashtë vendit. Karriera ime ushtarake është e ndërtuar dhe me edukimin civil i cili në shumicën e rasteve është bërë individual. Do jetë një garanci që edhe në këtë karrier të re për tu shërbuyer dëgjuar të gjitha shtresat qoftë fermerët qoftë intelektualët qoftë ushtarakët, punonjësit e policisë për të gjithë institucionet e mbrojtjes por edhe për qytetarët e Beratit që i njoh mirë. U japo fjalën dhe garancinë e ushtarakut që do jem një nga ata në zemër në shpirt për të realizuar të gjitha projektet”, tha Kollçaku.