Orizi është një drith i pasur me kalori por edhe me vitamina dhe minerale. Të gjithë këto ushqyes transferohen në ujin ku drithi zien gjatë gatimit. Kjo është arsye përse këshillohet të përdoret ujin e orizit për shëndetin e flokëve dhe për rritjen e tyre, por jo vetëm! Gjithashtu edhe atë të lëkurës!
Vlerat e ujit të orizit për shëndetin e lëkurës. Pas larjes së fytyrës, ju mund ta lyeni atë me ujë orizi duke përdorur një pambuk. Mbajeni tonikun në fytyrë për disa minuta, lajeni me ujë të zakonshëm dhe do të shikoni menjëherë ndryshimin. Uji i orizit është një tonik i shkëlqyer për heqjen e njollave të zeza nga lëkura, aknet dhe puçrrat.
Si të përgatisni ujin e orizit në shtëpi. Uji i orizit mund të përgatitet shumë lehtë në shtëpi. Mbushni një gjysmë filxhani me oriz dhe lajeni me ujë të bollshëm. Më pas hidhni katër filxhanë me ujë në një tenxhere, shtoni orizin dhe lëreni të ziejë për 30 minuta. Më pas hiqeni orizin dhe lëngun e mbetur ruajeni në frigorifer. Këtë ujë mund ta përdorni për 5 deri në 7 ditë. Gjatë këtyre ditëve, atë mund ta aplikoni rregullisht në lëkurë dhe flokë për të marrë përfitime maksimale.