Autoriteti Rrugor i vendit ka dhënë informacione për sa i përket akseve rrugore pas pushimit të reshjeve të dëborës. Në rajonin verior qarkullohet me zinxhirë rrugët: Trebisht –Doganë, ura e Cerenecit–Klenjë, Trebisht-Doganë, Peshkopi-Qafë Drajë, Qafë Bualli-Krastë.

Në rajonin qendror Qafë Thanë-Doganë deri tek Useku qarkullohet me një korsi. Ndërsa qarkullohet me zinxhirë në: Qafë Priskë-Shëngjergj, Qafë Priskë Qafë-Mollë, Trau Dajtit teleferik, Lunik–Fushë Studë-Klenjë, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar,Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë. Në rajonin jugor akset janë të hapura pa prezencë bore, por nga temperaturat e ulëta mjetet duhet të pajisen me goma dimri. ARRSH rikujton se të gjithë drejtuesit e mjeteve duhet të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e policisë rrugore.

Njoftimi i ARRSH-së:

Informacion mbi gjendjen e akseve kombëtare në të gjithë territorin reshjet kanë pushuar, temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta. Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës. Rajoni verior qarkullohet me zinxhirë: Trebisht –Doganë, ura e Cerenecit–Klenjë, Trebisht-Doganë, Peshkopi-Qafë Drajë, Qafë Bualli-Krastë. Rajoni qendror Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi me një korsi, po punohet për pastrimin e plotë. Qarkullohet me zinxhirë: Qafë Priskë-Shëngjergj, Qafë Priskë Qafë-Mollë, Trau Dajtit teleferik, Lunik–Fushë Studë-Klenjë, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar,Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë. Rajoni jugor akset janë të hapura pa prezencë bore, por kushtëzuar nga temperaturat e ulëta mjetet të pajisen me goma dimri. Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e policisë rrugore.