Jese beson se Mbappe mezi pret që ta veshë fanellën e Realit. Jese Rodriguez, ishi i Real Madridit, beson se Kylian Mbappe do të pëlqente shumë që të luante në Real Madrid. Ai thotë se Mbappe e ka idhull legjendën e Los Blancos kështu që edhe ai do të dëshironte që një ditë ta veshë fanellën e bardhë.

“Ai do të dëshironte të shkojë në Real Madrid”, shpjegoi sulmuesi. “Idhulli i tij ka qenë Cristiano [Ronaldo]. Ai e do Madridin dhe jam i sigurt se një ditë do të luajë atje”.