Provinca qendrore italiane e Perugias do të riizolohet për më shumë se dy javë, pas shfaqjes së rasteve të shumta me dy variantet më virulente të COVID-19, njoftoi sot qeveria rajonale. Duke filluar nga sot, Perugia, si edhe disa komuna në provincën tjetër në rajonin Umbria, Terni, duhet të ndjekin rregullat e “zonës së kuqe”.
Kjo do të thotë se baret, restorantet dhe shumica e dyqaneve duhet të mbyllen, njerëzit nuk lejohen të hanë ose pinë në publik dhe mund të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për arsye të rëndësishme, kurse studentët duhet t’i kthehen mësimit në internet. I gjithë rajoni i Umbrisë është në “zonën portokalli”. Të Premten, rajoni njoftoi se ekspertët kishin ekzaminuar 42 mostra të marra nga persona të infektuar dhe gjetën 18 raste të variantit britanik dhe 12 të mutacionit brazilian, të dyja të konsideruara si shumë më ngjitëse.
Italia ka regjistruar më shumë se 2,63 milionë infeksione që nga fillimi i pandemisë, si edhe më shumë se 91 000 v de kje të lidhura me virusin COVID-19