Rumania ka në plan të prodhojë të paktën njërën nga vaksinat antiCOVID-19 të miratuara tashmë nga Bashkimi Europian, njoftoi kryeministri rumun, Florian Citu. 32“Komisioni Europian pyeti në parim nëse vendi ynë kishte kapacitetet e nevojshme dhe kryeministri iu përgjigj “po”, tha agjencia e lajmeve Mediafax.

Sipas raportit të publikuar, vaksinat ruse dhe kineze nuk janë në shqyrtim.

Instituti kërkimor “Cantacuzino” i Bukureshtit, i kontrolluar nga forcat e armatosura, mund të përdoret si një vend prodhimi. Citu nuk përmendi kornizën kohore ose llojin e vaksinës së përfshirë.