Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në prag të miratimi të vaksinës së tretë anti-Covid.Paneli i ekspertëve pranë Agjencisë Amerikane të Barnave dha dritën jeshile për vaksinën Johnson & Johnson, e cila do të injektohet vetëm me një doze. Ata e cilësuan këtë vaksinë të sigurt për tu përdorur dhe efikase. Por pas këtij vendimi pritet edhe miratimi zyrtar i agjencisë para se vaksina të lejohet të përdoret në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më herët SHBA ka miratuar përdorimin e dy vaksinave Pfizer dhe Moderna ndërsa mbetet një ndër vendet më të prekura në botë nga pandemia. Aktualisht në vend janë regjistruar më shumë se 510,000 viktima dhe presidenti Biden ka premtuar se do të përdoret çdo mundësi për të zgjeruar dhe rritur numrin e të vaksinuarve në vend.

Vaksina e zhvilluar nga Johnson & Johnson mund të ruhet për një kohë të gjatë në temperatura standarde frigoriferike, gjë që e bën më të lehtë shpërndarjen krahasuar Ekspertët kanë arritur në përfundimin se vaksina ishte 100% efektive në parandalimin e shtrimeve në spital 28 ditë pas vaksinimit. Kompania J&J ka thënë se do të jetë në gjendje të dërgojë deri në katër milionë doza të vaksinës javën e ardhshme nëse merr autorizimin e përdorimit emergjent.