Kanë mbetur më pak se dy muaj nga dita e zgjedhjeve të 25 Prillit dhe Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagramin e tij diferencën e kontributit që duhet të paguajë një i punësuar me pagë mesatare sipas taksës së sheshtë dhe asaj progresive.
Me anë të një ‘story’ kreu i ekzekutivit ka shtruar një pyetje në formë kuici në lidhje me detyrimet që duhet të paguajë një qytetar me pagë mesatare sipas taksimit progresiv dhe atij të sheshtë. Me taksën e sheshtë një qytetar me pagë mesatare do paguante 5281 lekë në muaj, po me taksën progresive sa paguan sot?- pyet Rama. Në storyn pasardhës paraqitet edhe përgjigjja, me taksën progresive paguan 2965 lekë. Duket qartë se me taksimin e sheshtë një qytetar me pagë mesatare do paguante më shumë sesa paguan aktualisht. (Lexo.al)