Ndryshe nga një ditë më parë, ku rastet e reja të infektuarve dhe vde kjeve kishin një rënie të lehtë, këtë të martë në Itali, është regjistruar një rritje e ndjeshme. Sipas autoriteteve, 10.386 qytetarë rezultuan pozitivë me COVID-19, ndërsa numri i vik timave ishte 336.
Mediat italiane shkruajnë se numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv është në rënie. Në të gjitha spitalet e vendit janë 2.074 pacientë në terapi intensive, pra 15 më pak se një ditë më parë. Në të gjithë territorin italian, aktualisht janë të infektuar 393,686.
Sa i përket të shënuarve që prej fillimit të pandemisë janë 2.251.734 persona, ndërsa fatkeqësisht 94.171 persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin.