Trajneri i Napolit, Xhenaro Gatuzo e tregon pa kurrfarë ndrojtje emocionet që merr nga futbolli. Sfida e sotme ndaj Atalantës ishte një duel krejtësisht ndryshe nga të tjerat ku në 27 minuta të pjesës së dytë u realizuan plot 6 gola. Dhe “viktimë” e festimit të ish-trajnerit të Milanit ka qenë kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.
Në njërin prej dy golave të Napolit, Gatuzo feston në mënyrë të çmendur duke kapur për fytyre mbrojtësin Rrahmani. Duke parë gabimet e skuadrës në prapavijë dhe shkurtimin e rezultatit, “Rino” nuk e përmban dot gëzimin e madh dhe shtrëngon në fytyrë lojtarin e tij.
Megjithatë, sfida përfundoi me humbjen e Napolit 4-2.